futboll

Superliga rikthehet sot me ndeshjen e nxehtë në Malishevë

Elita e futbollit kosovar rikthehet sot me ndeshjet e javës së 15-të ku zhvillohet vetëm një sfidë.

Është Malisheva që e pret kampionin aktual Ballkanin, ndeshje kjo që pritet të jetë shumë interesante për faktin se malishevasit në ndeshjet si vendas janë shumë të vështirë për t’u kaluar, shkruan Ballkani.info

Të kujtojmë se Ballkani në mesjavë ka një prej sfidave kryesore në garat ndërkombëtare ku ndeshet me Plzenin dhe një fitore eventuale do ta kualifikonte pothuajse në fazën tjetër të garave, andaj sot trajneri Ilira Daja me siguri do t’i kursej disa futbollistë.

Ndeshja Malisheva – Ballkani luhet nga ora 13:00 dhe është e vetmja për ditën e sotme ndeshjet tjera luhet të shtunën dhe dielën. /Ballkani.info