Superliga ndizet sot me emocionet e derbit të Anamoravës

Ipko Superliga e Kosovës ndizet këtë të shtunë me derbin e Anamoravës.

Gjilani përballë në një duel që premton emocione të mëdha edhe pse dy skuadrat kanë dalë disi nga objektivat e fillim sezonit.

Rikthim më të mirë pas pauzës dimërore nuk mund të kishte pasi spektakli është i garantuar në këtë sfidë që do të startojë duke filluar nga ora 13:30. Në renditje pas 17 javëve të para, Gjilani mban vendin e 4-të në kuotën e 27 pikëve, gjithsesi shumë larg treshes së parë ndërkohë që Drita që është edhe kampionia në fuqi e Kosovës, pozicionohet e 6-ta me vetëm 23 pikë.

Gjilani duket disi më i favorizuar në këtë sfidë për të marrë fitoren edhe pse “Intelektualët” pavarësisht momentit që po kalojnë dhe dorëheqjes së trajnerit Shpëtim Duro nuk dorëzohen dhe shpresojnë të bëjnë mrekullinë sot.

Java e 18-të sjell edhe dy ndeshje të tjera shumë interesante teksa në Suharekë Ballkani pret Drenicën ndërsa në Ferizaj, vendasit luajnë përballë Trepçës ’89.