Superliga e Kosovës vjen sot me dy takime interesante

Sot, Besa – Llapi dhe Drenica – Arbëria janë dy takimet që do ta hapin siparin e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.

Drenica do të jetë nikoqire e Arbërisë, takimi ky i cili do të zhvillohet në stadium në Skënderaj. “Kuqezinjtë” pas fitores që arritë në “Zahir Pajaziti” ndaj Llapit do të kërkojnë tre pikët e radhës, kurse “Stuhia e Kuqe” pas dy humbjeve radhazi ndaj Gjilanit dhe Ballkanit tani janë në kërkim të këndjelles dhe këtë dëshirojnë ta arrijnë ndaj Drenicës.

Llapi do të udhëtoj në Pejë, ku do të jetë mysafir i Besës së Pejës. Ekipi i Tahir Batatinës në gjashtë xhiro të zhvilluara ka arritur vetëm një barazim dhe tjerat takime i ka humbur, kurse, Besa ka arritur vetëm një fitore. Skuadra llapjane kërkon që në Pejë të i’a bën sefte fitoreve.

Të dy takimet do të zhvillohen më fillim nga ora 14:00.