Superliga e Kosovës në futboll do të nisë pa tifozë!Futbolli në Kosovë do të nisë në javën e ardhshme, me 19 shtator.

I pari i FFK’së, Agim Ademi ka njoftuar se sezoni 2020/21 do të fillojë pa praninë e tifozëve.

“Nuk është në dorën tonë. Kampionati do të fillojë në javët e para pa tifozë, pastaj le ta shohim”, tha Ademi për Arena Sportive.

Vlen të theksohet se fillimi i Superligës së Kosovës në futboll ishte shtyrë për një javë, pasi fillimisht ishte planifikuar të fillonte me 12 shtator.