Superkupa e Spanjës, për tre vite rresht në Arabinë Saudite

Superkupa e Spanjës do të zhvillohet në Arabinë Saudite gjatë tre sezoneve të ardhshme (2020, 2021 dhe 2022) në stadiumin “King-Abdallah”, një impiant me kapacitet 62.000 vende.

Në njoftimin e Federatës Spanjolle të Futbollit shkruhet: “Superkupa spanjolle do të mbahet në Arabinë Saudite për tre vitet e ardhshme në dimër, në mënyrë që të lehtësohet programi i garave, sikurse është kërkuar nga klubet dhe lojtarët.”

Valencia-Real Madrid dhe Barcelona-Atletico Madrid janë dy çiftet gjysmëfinaliste të Superkupës së Spanjës, në bazë të shortit të hedhur në Federatën Spanjolle të Futbollit. Për herë të parë do të aplikohet formati i ri: fituesit e gjysmëfinaleve do të sfidohen me njëra-tjetrën të dielën e 12 janarit për trofeun e Superkupës.

loading…