Supergoli i Halimit ndaj Spanjës ‘pushton’ rrjetet sociale VIDEO

Goli i bukur i shënuar nga mesfushori i Kosovës, Besar Halimi në ndeshjen ndaj Spanjës ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Spanja ka fituar me rezultat 3-1 përballjen ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Golat në ndeshjen e vlefshme për grupin B u shënuan nga Dani Olmo (33’), Ferran Torres (35’) dhe Gerard Moreno (75’), ndërsa për Kosovën shënoi Besar Halimi (70’).

Megjithatë, goli i shënuar nga mesfushori kreativ i Dardanëve ka bërë bujën më të madhe në rrjetet sociale.

Halimi shfrytëzoi për mrekulli një gabim amator të portierit Unai Simon, i cili humbi topin afër mesit të fushës pas një dalje të gabuar.