Supergoli akrobatik i Neymarit në shtesë ia siguron fitoren PSG-së VIDEO

Paris Saint-Germain ka fituar në fund 1-0 në shtëpi me Strasbourgun në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ligue 1.

Kampionët francezët e kanë marrë edhe fitoren e tretë me radhë në kampionat, edhe pse me shumë vështirësi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por edhe përkundër rasteve të shumta nuk arritën ta gjejnë golin.

Në pjesën e dytë, trajneri Thomas Tuchel vendosi t’i bëjë disa zëvendësime sulmues ku i dha debutimin edhe Mauro Icardit.

Kjo pjesë foli e gjitha në të mirë të PSG-së, të cilët patën shumë raste, por goli i fitores erdhi vetëm në minutat shtesë.

Ishte ylli i skuadrës, Neymar, i cili shënoi një gol të bukur akrobatik për t’i dhënë fitoren 1-0.

Pas kësaj fitore, PSG e sheh veten në pozitën e parë me 12 pikë, ndërsa Strasbourg renditet në vend të 18-të me tri pikë.

Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit udhëtojnë te Lyoni, ndërsa Strasbourgu e pret Nantesin.

loading…