Ylli kosovar

Super-paraqitja e Zhegrovës ndaj Clermont vlerësohet lartë

Edon Zhegrova e bëri mbrëmë një tjetër paraqitje mbresëlënëse.

Ylli kosovar shkëlqeu në fitoren e Lillet ndaj Clermont Foot me rezultat 4:0 duke e shënuar një gol dhe duke e dhuruar një asistim në 64 minuta sa luajti.

E për këtë super-paraqitje, përfaqësuesi kosovar u vlerësua lartë.

Më saktësisht, futbollisti ofanziv u vlerësua me notën 8.7 për ndeshjen e fundjavës.

Ai pati statistika impresionuese në këtë takim, sipas “Sofascore”.

Zhegrova i ka realizuar në total 8 gola në këtë sezon në të gjitha garat dhe i ka bërë 8 asistime.

24 vjeçari është pa dyshim futbollisti më në formë i Kombëtares së Kosovës për momentin.