Super ndeshje mes Bayernit dhe PSG, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Allianz Arena” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germain.

Ndeshja e sotme është e kthimit mes këtyre dy skuadrave, dhe përcaktuese se kush do të sigurojë biletën e radhës drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.

Në takimin e parë që u zhvillua në Paris në “Parc des Princes”, Bayerni e mposhti si mysafirë PSG-në me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Coman.

Gjiganti gjerman synon me çdo kusht kualifikimin tutje, ndërsa PSG do të kërkojë përmbysjen e epërsisë së Bayernit dhe befasinë duke eliminuar skuadrën e Julian Nagelsmann.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bayernin nuk do të paraqiten Hernandez, Neuer, Pavard dhe Mazraoui, kurse te PSG mungojnë Kimpembe dhe Neymar.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Bayern Munich (3-4-2-1): Sommer; Stanisic, Upamecano, De Ligt; Coman, Kimmich, Goretzka, Davies; Sane, Musiala; Choupo-Moting

Paris Saint-Germain (3-5-2): Donnarumma; Pereira, Marquinhos, Ramos; Hakimi, Ruiz, Verratti, Vitinha, Mendes; Messi, Mbappe