Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica i ka dhënë avantazhin skuadrës së tij, Werder Bremenit që momentalisht është duke u përballur me Hannoverin në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Bundesliga.
Rashica shfrytëzoi për mrekulli rrëmujën e krijuar para portës së Hannoverit, duke e dërguar topin në rrjetë.
Ky ishte goli i dytë për Rashicën në këtë edicion të Bundesligës.
https://vc.sporttube.com/video/2019/1/19/NIaCCCG.mp4







