Serie A

Super Milani, 3 ndeshje, 3 fitore. 7 gola të shënuara, 0 të pranuara

Ditë të mira po vijnë për Milanin.

Tri ndeshje, tri fitore, skuadra e Stefano Piolit ka marrë pikët e plota në xhiron e tretë në Serie A, duke konfirmuar se po ndërton një skuadër që do të rikthente në skenë emrin e dikurshëm që kishin Kuqezinjtë.

 Leao shkëlqeu në këtë takim me dy gola.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 57’ me golin e të riut, Leao.

Disa minuta më vonë, Milani realizoi edhe dy gola të shpejtë.

Theo shënoi për 2-0 një gol të bukur në minutën e 76’, kurse Leao për 3-0 dhe të dytin personal në minutën e 78’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Milani tani bashkë me Atalantën, prijnë në Serie A me nga 9 pikë.