PSG
Super Mbappe, 4 gola për 13 minuta
PSG dhe Lyon janë takuar për kryendeshjen e javës në Ligue 1 të Francës.
Parisienët e fituan takimin me rezultatin 5:0 në sfidën që nuk i mungoi asgjë.
Ishte fillimisht Neymar që shënoi për 1:0 nga pika e bardhë (9’). Pastaj, Kimpembe u ndëshkua me kartonin e kuq (35’).
Në anën tjetër Lucas Tousart u ndëshkua poashtu me karton të kuq në minutën e 45’.
Spektaklin për pjesën e dytë e vodhi Kylian Mbappe. 19 vjeçari shënoi katër gola në 13 minuta, për t’i vulosur fitoren skuadrës së tij.
Golat erdhën në minutat 61’ 66’ 69’ dhe 74’. I mrekullueshëm Mbappe.