Super Lirim Kastrati, shënon gol në derbin kroat VIDEO

Lirim Kastrati ka shënuar gol në derbin kroat.

Sulmuesi kosovar, Lirim Kastrati ka vazhduar formën e mirë për Dinamon e Zagrebit.

Pasi shënoi në Ligën e Kampionëve, Kastrati ka shënuar edhe në derbin e Kroacisë sonte që po zhvillohet në Spolit në mes të Hajdukut dhe Dinamos së Zagrebit.

Kosovari shënoi pas një aksioni klasik të ekipit më të mirë kroat për ta kaluar në epërsi Dinamon 3 minuta para se të përfundoi pjesa e parë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=23&v=Rm3LvS3j2WA&feature=emb_title