Hëna rozë

Super hëna rozë ndezi qiellin në të gjithë botën

Disa fotografi të momenteve të shfaqjes së super hënës në vende të ndryshme të botës.

Një super hënë rozë ndezi qiellin në mbarë botën sonte në një spektakël të rrallë me një paraqitje madhështore. Fenomeni u kap në të gjithë botën, duke filluar nga Londra dhe me vazhdim në Nju Jork, Gjermani, Irlandë, Itali, Spanjë e kështu me radhë.

Edhe pse quhet “Rozë”, nuk ka ndonjë ndryshim të dukshëm të ngjyrave në hënën e sotme.

Disa popuj të lashtë menduan se ngjarja kozmike ishte e lidhur me shfaqjen e luleve të bukura, ndërsa të tjerë pretendojnë se kjo nënkupton fundin e botës siç e njohim ne.

Në disa kultura të tjera, hëna rozë njihet si hëna e barit që mbin, hëna e vezëve dhe hëna e peshkut.