Superliga

Super goli i Albin Krasniqit ia dhuron tri pikë Prishtinës në Prizren

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Lirisë si mysafir me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 32-të të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë nuk solli gola edhe pse kishte raste nga të dyja anët.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim, në skenë doli Albnin Krasniqi që shënoi gol të bukur nga distanca për 1-0.

Feri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Prishtina mori tri pikë që i nevojiten për formën në vazhdim.

Me këtë fitore Prishtina ka 46 pikë, ndërsa Liria me 14 pikë ka rënë nga elita.