Euro 2024

​Super-duelet çerekfinale të Euro 2024 që janë konfirmuar deri më tani

Tri prej katër çerekfinaleve që do të zhvillohen në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024 tashmë janë të konfirmuara. Nuk ka dyshim tashmë që të gjitha këto ballafaqime do të jenë të paparashikueshme.

Në fakt, në tri ndeshjet që tashmë janë të konfirmuara, do të ndeshjen kombëtaret që pretendojnë edhe ta fitojnë titullin e kampionit të Evropës.

Të shtunën do të përballën gjigantët e Evropës, Spanja përballet me Gjermaninë, kurse Portugalia me Francën. Ndërsa, të dielën, Zvicra e kapitenit Granit Xhaka do të ndeshet me Anglinë.

Të dielën po ashtu do të zhvillohet edhe çerekfinalja tjetër që do të mësohet sot nga ballafaqimet ndërmjet Rumani-Holandë dhe Austri-Turqi.