Super derbi i rivalëve të vjetër vjen sonte në elitën e basketbollit kosovar.

Trepça dhe Sigal Prishtina do të përballen me fillim nga ora 18:30 në ‘Minatori’.

Përballjet mes dy rivalëve të vjetër kanë dhuruar gjithmonë spektakël, ashtu pritet të jetë edhe sot, si në parket e ashtu edhe në tibuna.

Kujtojmë që në ndeshjen e fundit mes dy skuadrave, Sigal Prishtina triumfoi me rezultat 67-65.