Serie A

Super Cagliari, me dy kartonë të kuq ia mohon fitoren Romës (VIDEO)

Roma nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Cagliari, përkundër që ekipi vendas e mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak në fushë.

2 me 2 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm.

Në minutën e 14 Roma kaloi në epërsi përmes Cristantes. Kurse Kolarov e dyfishoi epërsinë e Romës në minutën e 41 pas asistimit të Manolas.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të ngushtojnë rezultatin në 1 me 2 përmes Ionitas në minutën e 85.

Në minutat shtesë Cagliari mbeti pa dy lojtarë në fushë, megjithatë arriti të shënojë golin e barazimit.

Farago u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 90+3, kurse dy minuta më vonë Srna u ndëshkua direkt me të kuq.

Në minutën e 90+5 Sau arriti t’ia sigurojë një pikë Cagliarit duke barazuar shifrat në 2 me 2.

Në vendin e shtatë Roma ka 20 pikë, derisa Cagliari në vendin e 13 ka 16 pikë.