Super Bernard Berisha, ja si i uron vëllezërit e tij para ndeshjes me Maqedoninë

Bernard Berisha nuk është ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e tetorit.

Kosova sot luan ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj dhe në këtë grumbullim nuk është prezent Bernard Berisha, i cili u la jashtë listës nga Challandes.

Por, pavarësisht kësaj djaloshi nga Peja u ka dhënë përkrahje morale Komëbtares së Kosovës me një mesazh në rrjetin e tij social në Facebook.

“Të gjithë të bashkuar për një qëllim, Kosova zemra jonë. Forca djema, Zoti ju ndihmoftë”, ka shkruar Berisha.

https://www.facebook.com/hashime.islamibb/posts/3442777609280629

Ndryshe, një fitore sonte do të thoshte se kualifikimi për Kampionat Evropian do të ishte edhe më afër pasi në nëntor do të luhet finalja e play-offit të Ligës së Kombeve.