SUPER Akil Gjakova, shpallet kampion i Evropës

Akil Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Evropianin U23 që po mbahet në Gyor të Hungarisë.

Në një finale të vështirë ndaj xhudistit nga Azerbajxheni, Rufat Mamadov xhudisti kosovar u tregua më i suksesshëm.

Gjakova e mposhti xhudistin nga Azerbajxhani me Ippon.

Ky është kampionati i fundit evropian për Gjakovën në garat U23.