Sunderlandi interesohet për mbrojtësin kosova, Arbenit Xhemajli

Sunderlandi është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit të Kosovës, Arbenit Xhemajli, shkruan “Chroniclelive” të hënën.

Sunderlandi është duke synuar të përforcohet për edicionin e ri në Kategorinë e Tretë të Anglisë (League One). Xhemajli 22-vjeçar, që luan te Xamaxi në Zvicër, është identifikuar si përforcim i mundshëm. Xhemajli ka debutuar me Kosovën në tetor në miqësore ndaj Gjibraltarit.

Xhemajit i ka skaduar kontrata me Xamaxin, skuadër që nuk ka arritur të sigurojë mbijetesën në elitën e Zvicrës.