Sunaj Keçi merr drejtimin e Drenicës

Drenica ka filluar me organizimin e ekipit për sezonin e ardhshëm, teksa sot prezantoi trajnerin e ri, Sunaj Keçi.

Ai do të drejtojë skuadrën nga Skenderaj deri në fund të sezonit 2023/24.

Keçi më herët ka drejtuar Hajvalinë dhe Flamurtarin, teksa për një kohë ka qenë pjesë e stafit te Llapi.

Njoftimi i plotë nga klubi i Drenicës (pa ndërhyrje):

“Në ambientet e Klubit Futbollistik ‘Drenica’, sot Presidenti i klubit, z.Gëzim Ramadani , ka prezantuar kryetrajnerin e skuadrës për edicionin e ri 2023/24, Sunaj Keçin.

Klubi ka arritur marrëveshje me Keçin deri në përfundim të këtij edicioni.

Keçi me parë ka drejtuar Hajvalinë, Flamurtarin , kurse ka qenë edhe ndihmëstrajner të FC Llapi për një kohë të gjatë.

Klubi vazhdon punën për kompletimin e skuadrës për edicionin e ri, dhe se shpejti do të prezantohen afrimet dhe përforcimet e klubit”.