“Sultan” Muriqin e duan edhe në Serie A – interesohet klubi romak

Lazio po mendon seriozisht për të siguruar shërbimet e Vedat Muriqit.


Sulmuesi kosovar ka bërë mjaft mirë këtë sezon dhe ka treguar vlerat e tij te Fenerbahce.

Ai është kthyer në liderin e klubit turk duke bërë që interesimi për të të rritet në masë të madhe.

Takvimwrites.com shkruan se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare po mendon seriozisht të afrojë futbollistin në ekipin e tij.

Kërkesat e klubit të Fenerbahces sipas asaj që shkruan sajti në fjalë janë të frikshme, pasi do 35 milionë euro, por nuk do të ndodhë kështu.

Lazio nuk ka ndërmend të paguajë një shifër të tillë. Ata e duan sulmuesin shqiptar në formë huazimi me te drejtë blerje.

Rroga për lojtarin është e majme, pasi shtatlarti pritet të fitojë 2.5 milionë euro në sezon.