Sulmuesi i Gironës, Cristhian Stuani së fundmi ka qenë objektiv i Barcelonës për përforcimin e repartit ofensiv në janar pas 12 golave të shënuar me klubin katalanas këtë sezon në La Liga.
Uruguaiani nuk e ka mohuar një interesim të kampionëve të Spanjës kur është pyetur për spekulimet e ditëve të fundit.
Stuani renditet në pozitën e tretë të golashënuesve më të mirë në La Liga këtë edicion pas dyshes së Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez.
“Nuk mund të them asgjë”, deklaroi Stuani kur u pyet për një transferim në Camp Nou, derisa raportohet se ka një klauzolë prej 15 milionë eurove e cila do ta lironte nga Girona.
Cristhian Stuani është përfshirë në ndeshjen e sontme që Girona e zhvillon në udhëtim te Atletico Madridi për takimin e kthimit të vlefshme për Copa del Rey.







