Ansi Mehmeti

Sulmuesi shqiptar, shënon gol spektakolar në Angli

Anis Mehmeti shndërrohet në protagonist në Championship me skuadrën e Bristol City. Sulmuesi shqiptar i dhuroi fitoren skuadrës së tij teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 73, përballë Leicester City.

Bristol fitoi me shifrat 1-0 falë golit të Mehmetit, një gol që për nga mënyra e ekzekutimit ishte shumë i bukur. 23-vjeçari kontrolloi topin në hyrje të zonës kundërshtare dhe me një goditje preçize e të fortë me të majtën shkundi rrjetën për të ndezur festën te Bristol City.

Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për Mehmetin teksa në llogarinë e sulmuesit është edhe një asist. Pas kësaj fitoreje, Bristol ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vend të 12 ndërsa Leicester mban vendin e dytë me 82 pikë.