Sulmuesi që la të vrarë 49 persona në Zelandën e Re, në manifestin e tij përmend edhe Kosovën

Në manifestin e tij, i arrestuari për vrasje, ka treguar se çfarë e shtyu të realizonte sulmin terrorist duke e përmendur edhe Kosovën.

Sulm me armë në dy xhami në Zelandën e Re. Pamje apokaliptike, njerëz të shtrirë, të gjakosur, të vdekur e të plagosur.

Janë këto imazhet në mediat kryesore ndërkombëtare ditën e sotme.

Siç raportojnë mediat e huaja tre burra dhe një grua kanë hapur zjarr në dy xhami në komunitetin e Christchurch duke lënë të vdekur 49 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Në manifestin e tij, i arrestuari për vrasje, ka treguar se çfarë e shtyu të realizonte sulmin terrorist.

Aty ai ka shprehur se është i mllefosur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar popullin mysliman të Kosovës gjatë luftës dhe qëllimi i tij është që të mos përsëritet edhe njëherë kjo.

“SHBA/NATO luftuan përkrah myslimnëve të Kosovës dhe përcan të krishterët e Evropës ë janë përpjekur të largojnë okupimin islam”, shkruan ndër të tjera në manifestin e tij.

Tarrant e ka përshkruar veten si një “burrë të zakonshëm të bardhë”, i cili është frymëzuar nga vrasësi serik norvegjez, Anders Behring Breivik.