Sulmuesi polak, Krzysztof Piatek, ka nënshkruar kontratë me Milanin deri në vitin 2023 për një shumë rreth 35 milionë euro.

Ai ka arritur në Milano nga Genoa, ku edhe ka nënshkruar kontratën me kuqezinjtë, pasi nga “San Siro” u largua Gonzalo Higuain, i cili pritet të zyrtarizohet si lojtar i Chelseat.

Piatek do ta bart numrin 19, e që do të thotë se me shumë gjasa numrin 9 do ta marrë sulmuesi Patrick Cutrone.

Sulmuesi do të prezantohet nesër si lojtar i Milanit prej orës 13:00.

23-vjeçari në këtë stinor ka shënuar 19 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Genoas.