Sulmuesi në formë është opsion i tre shteteve

Edhe pse ende nuk është bërë sulmues i formacionit bazë të Baselit, Kemal Ademi po tregohet një lojtar i madh.

Futbollisti me origjinë nga Kosova, i lindur në Gjermani, tashmë ka arritur t’i shënojë 6 gola në 6 paraqitje me Baselin në kampionatin zviceran, duke e konfirmuar formën e lartë të tij.

23-vjeçari është në kërkim të një vendi në formacionin kryesor të gjigantit gjerman, ndërsa tri shtete janë në kërkim të shërbimeve të tij.

Ademi ka shtetësi të Zvicrës, por ende nuk e ka veshur asnjëherë fanellën helvetike. Në këtë mënyrë, në garë për sulmuesin e shkathët kanë mbetur edhe Kosova e Shqipëria, të cilat tashmë e kanë kontaktuar futbollistin.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ishte i gatshëm t’i ofrojë Ademit edhe mundësi debutimi në dy ndeshjet e tetorit, në miqësoren ndaj Gjibraltarit apo në kualifikuesen evropiane kundër Malit të Zi.

Por, Ademi nuk ka shpreh gatishmëri t’i bashkohet në këtë kohë Kosovës, por as nuk i ka mbyllur dyert për ekipin e “Dardanëve”.

Ademi nuk do të jetë pjesë as e Zvicrës dhe Shqipërisë për ndeshjet e tyre të këtij muaji. Por, do të vazhdojë të mbetet një opsion për të ardhmen e këtyre dy kombëtareve.

Zvicra shihet favorite për ta fituar lojtarin në rast se i duhet kualiteti i tij. Kurse, Kosova thuhet të jetë opsioni i dytë për Ademin, i cili aktualisht shihet si mundësi e vogël për Shqipërinë.

loading…