Sulmuesi i Shqipërisë dënohet nga gjykata skoceze

Sulmuesi i Shqipërisë dhe Rangers, Eros Grezda, është dënuar nga një gjykatë në Skoci, për shkelje të rregullave të trafikut.

Gjakovari u ble nga Rangersi për 2 milion euro nga skuadra e Osijekut me shpresën e mirë që të bënte një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, por nuk ka gjetur veten.

Si të mos mjaftonin problemet që ka në fushën e lojës, shqiptari ka përfunduar dhe në gjykatën skoceze.

Grezdës iu pezullua patenta duke qenë se humbi pikët e saj. Ai ka pak muaj që jeton në Skoci, por duket se po vuan shumë me rregullat e qarkullimit. Gjakovari kaloi një semafor me dritë të kuqe dhe u paraqit në gjykatë ku u shpall fajtor dhe iu hoq patenta për 6 muaj.

Shqiptari duhet të paguajë dhe 350 paundë gjobë për këtë shkelje. Kjo nuk ishte shkelja e parë për të, pasi më herët kishte humbur dhe 12 pikë të tjera.