Sulmohet me mjet të fortë një person në Malishevë, arrestohen dy të tjerë

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësor në QKMF Malishevë pasi ishte sulmuar me mjet të fortë nga një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:30, në Malishevë.

Siç thuhet në raport, si pasojë e goditjes viktima kishte pësuar lëndim të rëndë trupor dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Malishevë pasi që i njëjti ishte sulmuar me mjet të fort nga i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e goditjes, viktima kishte pësuar lëndim të rëndë trupor dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”, thuhet në raport.

Në raport po ashtu thuhet se gjatë zhvillimeve te hetimeve janë marrë veprime ku dyshohet se viktima është sulmuar nga dy persona.

“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet ndër të tjera në raport.