Maqedoni

Sulmohet me armë zjarri vetura e kryetarit të komunës së Haraçinës, plagosen shoferi dhe një nëpunës

Sot gjatë ditës ka pasur disa të shtëna me armë në drejtim të veturës së kryetarit të Haraçinës, ku si pasojë e gjuajtjeve, kanë mbetur dy persona të plagosur.

Sipas informacioneve të para të marra nga tereni, të plagosur kanë mbetur nëpunësi i Komunës dhe shoferi i kryetarit të Komunës, raporton Alsat.

Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë person i njohur për Policinë i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.