Adem Halili është polici me prejardhje nga Kosova i cili mbrëmë u bë hero i shpëtimit të dhjetëra jetëve ku mori pjesë në arrestimin e 4 terroristëve në Vjenë.

Adem Halili është edhe djali i dëshmorit Nezir Demiri, shkruan Ballkani.info.

Ndërkaq mëngjesin e sotëm u mësua se Kujtim Fejzullahi u rreshtua në anën e atentatorëve, derisa shtiu me armë pamëshirshëm mbi qytetetarë të pafajshëm.

Pak më parë Ballkani.info mësoi se një tjetër viktimë, Nexhip Vrenezi, nga Maqedonia e Veriut, humbi jetën.