Sulmi ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut, policia thotë ishin të përfshirë 15-20 persona

Dy persona kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa ishin të maskuar.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në rrugën “Mbreti Pjetër I”, në veri të Mitrovicës.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Rr. Mreti Pjetër I, Mitrovicë Veri 22.06.2023 –20:00. Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor” thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkaq po ashtu në raport thuhet se rasti vazhdon të hetohet.