Sulmi me armë në lokalin e efektivit të policisë, shpallet në kërkim ‘i forti’ i Shkodrës dhe 3 të tjerë

Katër persona janë shpallur në kërkim në lidhje me sulmin me armë në lokalin e punonjësit të Forcave Shqiponja, Albert Pjetri në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth ores 21:30 ne afersi te rrethrrotullimit te ‘5 heronjve te Vigut. 

Mësohet se kërkim nga policia janë shpallur shtetasit; Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj.

Në vendin e ngjarjes u gjeten e sekuestruan në cilësinë e provës material, në afërsi të lokalit 33 gëzhoja. Sipas burimeve mesohet se efektivi i policise ditet e fundit ka ndaluar teksa ka qene ne sherbim shtetasin Rivaldo Planaj. Ky i fundit ka tentuar qe te mos i bindet policise dhe ka debatuar me efektivin Pjetri i cili i ka sekuestruar makinen.

Efektivi Albert Pjetri ka deklaruar per koleget e tij te policise kete konflikt te ndodhur me shtetasin Rivaldo Planaj por nga ana tjeter nuk e ka akuzuar drejtperdrejte se mund te jete ai autori i ngjarjes por vetem ka rrefyer kete konflikt per shkak te detyres si efektiv i Shqiponjave. Si bashkëpunëtorë mendohet se jane edhe tre shtetas te tjere ne kete ngjarje te cilet kane qene me nje makine ne momentin kur eshte qelluar ne drejtim te lokalit dhe makines.