UEFA

Sulmet palestineze në Izrael, a do të luhet ndeshja me Kosovën?

Izraeli pas tetë ditësh luan ndaj Kosovës në Prishtinë dhe kjo ndeshje tashmë është e konfirmuar që do të zhvillohet pavarësisht sulmeve terroristë që ndodhën sot në këtë vend.

Gjithsesip as sulmeve me raketa në Izrael, ndeshja që mund të mos zhvillohet është ajo ndërmjet Izraeli dhe Zvicrës që luhet në Tel Aviv me 12 tetor.

Federata e Zvicrës ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me homologët e saj në Izrael dhe UEFA-n, që do të thotë fjalën e fundit në lidhje me zhvillimin ose jo të ndeshjes, shkruan Blick.

“Me keqardhje të madhe kemi marrë parasysh situatën në Izrael dhe sulmet me raketa gjatë natës. SFV është në kontakt me UEFA-n, Fedpol-in dhe Ambasadën e Zvicrës në Izrael”, thuhet në komunikatën e Federatës Zvicerane të Futbollit ku shtohet se UEFA do të vendos për këtë gjë.