Ministria e Shëndetësisë e Iranit tha të dielën se të paktën 224 njerëz ishin vrarë në Iran që kur Izraeli nisi një valë sulmesh në të gjithë vendin të premten, sipas medias gjysmëzyrtare iraniane Mehr News, duke cituar zëdhënësin e ministrisë së shëndetësisë, Hossein Kermanpour.

Kermanpour tha se 1,277 njerëz ishin plagosur dhe trajtuar në spitalet universitare në vend, transmeton Ballkani.info.

Shumica dërrmuese e të vrarëve dhe të plagosurve, “më shumë se 90 për qind”, ishin civilë, tha ai. /Ballkani.info/