Sulm me armë zjarri në Angli/ Gjashtë të vrarë, përfshirë një fëmijë

Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur, pasi një personi armatosur qëlloi me armë zjarri disa herë në Plymouth, qytet në jug të Anglisë, konfirmoi policia angleze.

Rasti është klasifikuar si incident i brendshëm dhe nuk mendohet se është i lidhur me terrorizmin. Policia beson se sulmuesi e ka qëlluar veten, shkruan The Guardian.

“Pas arritjes në skenë, dy persona të gjinisë femërore dhe dy të gjinisë mashkullore ishin të vdekur. Një mashkull tjetër, që besohet se ishte sulmuesi, ishte gjithashtu i vdekur. Besohet se të gjithë kanë vdekur nga plagët nga arma e zjarrit”, thuhet në deklaratën e policisë lokale.

“Një grua tjetër, e trajtuar në vendin e ngjarjes për plagë nga arma e zjarrit, vdiq pak më vonë në spital. Të gjithë të afërmit e të vdekurve janë informuar nga policia”, thuhet më tej në deklaratë.

Sekretarja e Punëve të Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, e quajti incidentin shokues dhe bëri thirrje për qetësi në mënyrë që autoritetet të mund ta kryejnë punën e tyre.

Policia po e heton motivin e mundshëm të sulmuesit dhe nëse ai kishte leje për armëmbajtje. Kushtet për armëmbajtje në Britaninë e Madhe janë mjaft të rrepta.