Igli Hasani

“Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut”, kryediplomati shqiptar uron Xhaferin

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka uruar Talat Xhaferin pasi u zgjodh kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Hasani ka thënë se është “besimplotë” se Xhaferi do t’i përmbushë detyrimet e programit qeveritar.

Postimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në platformën X:

Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut! Besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, që nga organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike, vijimi i punës për realizimin e proceseve që dalin nga negociatat për anëtarësim me BE-në dhe përshpejtimi i integrimit evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.