Suhareka vjen me super-vendim: Për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se “sapo u miratua një vendim me rëndësi të madhe për qytetarët e Komunës së Suharekës”.

“Me këtë vendim Gratë-Nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare. Dua t’i falenderoj asambleistët që e votuan dhe e mbështetën inisiativën e tillë, e cila i ndihmon sadopak familjet në mirëqenien ekonomike”, ka thënë Muharremaj.