Suarez konfirmon mungesën ndaj Real Betis

I dëmtuar në ndeshjen e parë të sezonit të ri të La Ligas atë ndaj Athletic Bilbaos, sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez ka konfirmuar mungesën e tij në takimin e rradhës.

Dëmtimi nuk është i rëndë, por Suarez siç e ka konfirmuar vetë sulmuesi uruguaian në një intervistë nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e javës së dytë të La Ligas atë ndaj Real Betis, mbrëmjen e të dielës në Camp Nou.

Suarez u largua nga fusha e San Mames që në pjesën e parë pasi kishte goditur edhe shtyllën, me Barçën që u mposht në fund 1-0 nga Bilbao.

Te blaugranat shpresojnë që Suarez të jetë gati për javën e tretë të Primera Division që luhet para pauzës së kombëtareve.

loading…