Sulmuesi i Barcelonës

Suarez: Kam vuajtur shumë, mohoja realitetin mes lotëve dhe psikologëve

“Nuk e pranoja realitetin, kur gruaja ime më pyeste i thoja se kishte qenë vetëm një përplasje gjatë ndeshjes”.

Luis Suarez kthehet të flasë pesë vite pas kafshimit ndaj Giorgio Chiellinit gjatë ndeshjes së luajtur në Botërorin e 2014-ës me Italisë dhe Uruguait.

“Kam kërkuar ndihmën e psikologëve dhe kjo më ka ndihmuar shumë të pranoja gabimet dhe të rritesha, – ka thënë ai në një intervistë për Fox Sports. Kam vuajtur shumë, kam qenë me të vërtetë keq, për gruan time, fëmijët dhe shokët e skuadrës”.

Sulmuesi i Barcelonës ka kujtuar se ai gjest i bërë kundër mbrojtësit italian ka pasur pasoja dërrmuese, jo vetëm për ndëshkimin e marrë (4 muaj skualifikim dhe 9 ndeshje i pezulluar me kombëtaren) dhe dëmin ekonomik (rreth 350 mijë euro gjobë dhe humbja e marrëveshjes me Adidas), por edhe në aspektin psikologjik.

“Jam trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Kisha nënshkruar me Barcelonën dhe nuk u bë as prezantimi. Mendoja se karriera ime ishte drejt fundit”.

Gjithsesi, Suarez është mirënjohës për mundësinë që i dha Barça: “Kam qarë gjithë ditën pasi më telefonuan për të nënshkruar kontratën”.