Suarez ka më shumë gola se i gjithë sulmi i Real Madrid

Luis Suarez ka shënuar dy gola në ndeshjen ndaj Rayos për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij.

Uruguajani ka nëntë gola në total, gjatë këtij sezoni në La Liga Santander dhe prinë në listën e realizatorëve të La Liga.

Ai numëron më shumë gola se gjithë lojtarët e sulmit të rivalëve nga Real Madrid.

31 vjeçari ishte vendimtarë sonte me golin e realizuar në minutën e 90’ të takimit, gol ky që pati peshën e tri pikëve.

Me këtë tempo, Suarez është në rrugë të mirë për të fituar “Pichichin”.