Suarez arrin shifrën e 500 golave, ia siguron fitoren Atleticos

Luis Suarez ka arritur shifër të jashtëzakonshme të dielën. Ai ka shënuar golin e 500-të në karrierë, shifër që jo shumë lojtarë e arrijnë.

Suarez ka shënuar golin e vetëm për Atletico Madridin që fitoi 1:0 ndaj Alavesit, në kuadër të La Ligas spanjolle. Suarez po kalon formë të lartë, ndonëse ishte larguar nga Barcelona si tepricë. Edhe falë golave të tij, Atletico po udhëheq në kampionatin spanjoll dhe po marshon drejt titullit.

Suarez ka shënuar 198 gola për Barcelonën, 111 për Ajaxin, 82 për Liverpoolin, 63 për Uruguain, 19 për Atleticon, 15 për Groningenin dhe 12 për Nacionalin uruguajas.

Golin e parë Suarez e kishte shënuar më 10 shtator të vitit 2005 për Nacionalin ndaj Paysandus. Shifrën prej 500 golave 34-vjeçari e ka arritur në 798 ndeshje.

Ai të dielën shënoi gol të bukur me kokë, pas një aksioni të gjatë të Atleticos.

Atletico udhëheq me 66 pikë nga 28 ndeshje.