Studimi i CIES zbulon se skandinavët luajnë futbollin më efektivë, spanjollët me më së shumti ndërprerje

Koha efektive e lojës në një ndeshje futbolli ndryshon shumë në bazë të ligës dhe klubit. Sipas të dhënave të publikuara nga CIES për 35 garat evropiane, gjatë sezonit aktual, përqindja më e lartë e kohës efektive të lojës është matur në kategorinë e lartë suedeze (mesatarisht 59.7% e minutave për ndeshje). Në të kundërt, përqindja më e vogël është regjistruar në Ligën Çeke (50.2%).

Gjetjet zbulojnë mospërputhje të mëdha për zonën kontinentale. Vlerat më të larta të regjistruara në Evropën Veriore dhe Perëndimore reflektojnë më shumë mënyrat e të luajturit dhe një disiplinë më të madhe të lojtarëve. Midis pesë kampionateve kryesore evropiane, Bundesliga gjermane (57.1%) ka kohën më të lartë efektive të lojës, ndërsa Liga Spanjolle ka më të ultën (53.3%).

Në nivel klubesh, përqindja rekord e kohës efektive të lojës është matur për ndeshjet e skuadrës suedeze GIF Sundvall (63.2%). AZ Alkmaar (62,9%) dhe Helsingborg (62,8%) janë gjithashtu në tre vendet e para. Në ekstremin tjetër janë tre ekipe spanjolle: Alcorcón (45,8%), Getafe (45,9%) dhe Rayo Vallecano (46,2%). Vlerat më të larta për klubet e ligave të mëdha (5) u regjistruan për Bayernin (62.0%), Olympique Lyonnais (61.5%) dhe Paris St-Germain (60.7%).

Mesatarja e lojës efektive sipas ligave

59.7% – Allsvenskan (SWE)

59.5% – Eredivisie (NED)

57.7% – Veikkausliiga (FIN)

57.4% – Superliga (DEN)

57.3% – Premier League (BLR)

57.1% – Bundesliga (GER)

56.7% – Ligue 1 (FRA)

56.2% – 1. SNL (SVN)

56.0% – 1. HNL (CRO)

55.8% – Super Liga (SVK)

55.8% – NB I (HUN)

55.8% – Pro League (BEL)

55.6% – Premier League (RUS)

55.6% – Serie A (ITA)

55.5% – Ligue 2 (FRA/2)

55.4% – 2. Bundesliga (GER/2)

55.3% – Eliteserien (NOR)

55.2% – Süper Lig (TUR)

55.0% – Premier League (ENG)

54.8% – Super League (SUI)

54.5% – Premier League (UKR)

54.3% – Ekstraklasa (POL)

53.9% – Serie B (ITA/2)

53.7% – Super Liga (SRB)

53.6% – Ligat ha’Al (ISR)

53.3% – Primera Division (ESP)

53.1% – Liga I (ROM)

53.0% – Premier League (SCO)

52.8% – First League (BUL)

52.3% – Championship (ENG/2)

52.0% – Bundesliga (AUT)

51.9% – Primeira Liga (POR)

50.9% – Super League 1 (GRE)

50.4% – Segunda Division (ESP/2)

50.2% – Czech Liga (CZE)

10 klubet europiane me përqindje më të lartë të lojës efektive

63.2% – Sundsvall (Suedi)

62.9% – AZ (Holandë)

62.8% – Helsingborg (Suedi)

62.1% – Norrköping (Suedi)

62.0% – RKC Waalwijk (Holandë)

62.0% – Bayern München (Bundesligë)

62.0% – Honka (Finlandë)

61.7% – Twente (Holandë)

61.5% – Olympique Lyonnais (Ligue 1)

61.4% – Heerenveen (Holandë)

loading…