Stresi shpërthen kundër thashethemeve: Nuk guxon robi të dalë në foto… ikni q*huni!

Reperi i njohur Stresi ka reaguar ashpër lidhur me lajmet së ai i ka dhënë fund marrëdhënies me partneren e tij, Kejsin.

Në mediat rozë filluan aludimet se reperi ishte ndarë kur dolën pamje se nga klipi i fundit i Stresit teksa po xhironte në makinë me një modele.

Stresi ka publikuar në ‘Instastory’ një foto të tijën dhe në të ka lënë një mesazh goxha agresiv. “Nuk guxon robi të dalë në foto se ta bëjnë dashnore direkt. Mundeni të flisni për sukseset e mia dhe jo për fanset. Turp t’ju vijë (portale)”, ka shkruar reperi në postimin e tij.

Në këtë mënyrë Stresi hodhi poshtë të gjithë zërat për tradhëti nga ana e bashkëshortes së tij. Kejsi dhe Stresi kanë gati 4 vite që njihen me njëri-tjetrin dhe pak kohë më parë kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre.

loading…