Stresi ironizon me koronavirusin duke publikuar fotografi me hashash: Direkt nga karantina

Tashmë të gjithë janë të njoftuar me gjendjen alarmante në Shqipëri, pas përhapjes së coronavirusit.

Mbi 10 raste të evidentuara në këtë shtet kanë bërë që të ndërmerren masa sigurie gjithandej, si pezullimi i mësimit në shkolla, shmangia e tubi9meve me shumë njerëz apo edhe endja me maskë për shkaqe sigurie.

Mirëpo duket se ka nga ata që nuk janë të shqetësuar me situatën e krijuar, madje krejt e kundërta, ironizojnë me situatën e krijuar.

I tillë është reperi i njohur Stresi, i cili ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një nga fotografitë më të famshme të tij, ku shfaqet në një dhomë të mbushur me hashash, teksa e mbledh me lopatë.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka ironizuar në mbishkrimin e kësaj fotografie me virusin Covid-19, që për momentin është ndër viruset më të përhapura në mbarë botën.

“Ata thonë jam coronavirus. Direkt nga karantina më saktë”, shkroi Stresi në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Disa kanë qeshur e disa e kanë cilësuar si të pra kripë ironinë e reperit lidhur me situatën momentale në shtetin shqiptare.