Stresi drejtuar Artanit: Puthjet dhe shtrëngimet që mi ke dhënë tek shtrati, nuk paskan qenë të vërteta

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, një video klip i publikuar nga momentet brenda shtëpisë, e ku shihet dyshja, Stresi dhe Artani, duke folur për njëri-tjetrin, ka bërë që po këta dy banorë të reagojnë ashpër.

Por, ai që e morri më afër zemre, ishte Stresi, i cili nga reagimi i ashpër është ngritur edhe në këmbë.

Artani ka thënë që e ka studiuar shumë mirë Stresin përgjatë këtyre javëve, ndërsa rep artisti ka reaguar i prekur nga pamjet e publikuara.

“Ti je duke luajtur një lojë dinake, aq shumë dinake sa që nuk kam parë akoma. Prandaj, nuk të kam sulmuar kurrë, sepse kam pritur të më sulmosh i pari. Ato puthjet që më ke dhënë në darkë në krevat dhe ato shtrëngimet, nuk paskan qenë reale”, ka thënë Stresi pos tjerash.

Por, çfarë tha Artani? Këtë dhe më shumë detaje, i kuptoni duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.