Strakosha largohet nga Lazio vetëm për një shumë të madhe parash

Thomas Strakosha mund të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të verës.

Portieri shqiptar ka shkëlqyer në vitet e fundit me fanellën e skuadrës italiane Lazio.

E falë paraqitjeve të mira të tij, Strakosha është bërë objektiv i skuadrave të mëdha angleze.

Dy ekipet londineze, Arsenal dhe Tottenham Hotspur po dublojnë për të nënshkruar me reprezentuesin shqiptar.

Mediat italiane kanë raportuar se Lazio do ta lë të lirë Strakoshën, vetëm nëse vije një ofertë mbi 35 milionë euro.

24-vjeçari ka qenë titullar në 44 ndeshje këtë edicion për Lazion, ku në 13 prej tyre e ka mbajtur portën e pa prekur në të gjitha garat.

Strakosha iu bashkua Lazios në verën e vitit 2012 nga Panionis, ndërsa ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2022.