Strakosha e ka humbur vendin e titullarit te Lazio, nuk i vazhdohet kontrata

Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha e ka humbur vendin e titullarit te Lazio dhe kjo ka ndikuar që atij të mos i vazhdohet kontrata, që i skadon në verën e vitit 2022.

Kështu ka raportuar të hënën “Corriere dello Sport”. Strakosha e ka humbur vendin në portë te Lazio dhe mënyra e vetme e tij të kthehet në qendër të vëmendjes është të punoj për ta bindur trajnerin Simone Inzaghi t’ia jap edhe një rast tjetër. Aktualisht portier i parë i skuadrës nga Roma është Pepe Reina.

Strakosha këtë edicion në të gjitha garat luajti vetëm gjashtë ndeshje. Strakosha 25-vjeçar humbi vendin pas izolimit shkaku i infektimit me koronavirusit.