Pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Kosovë, stomatologu i njohur Xheladin Ujkani ka rekomanduar mbylljen e përkohshme të Klinikave Stomatologjike.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka sugjeruar që mbyllja e këtyre klinikave të bëhet për disa ditë, për shkak të nivelin të rrezikut me të cilin përballen stomatologët dhe vetë pacientët.
Mbyllja e klinikave, sipas tij, do t’i ruante të dy palët.
“Bartja e këtij virusi përmes vizitave te dentisti mund të jetë shumë e madhe, kur dihet kontakti me gojen dhe peshtymen. Vizitat duhet te kryhen vetem ne raste urgjente sipas nje protokolli qe do te duhej ta percaktonte Oda e Stomatologeve ne bashkepunim me komisionin e posaqem per parandalimin e Coronavirusit”, ka shkruar Ujkani.
Me këtë rast, ai ka ftuar kryesuesin e këtij Komisioni, kryeministrin Albin Kurti që në kuadër të komisionit të thrras edhe kryetaret e Odave te Profesionisteve shëndetësor.
“Për ne është e papranueshme mungesa e tyre në këtë komision”, është shprehur Ujkani.
“Secili nga ne duhet te japim kontribut ne menyre qe te kalojme pa pasoja te medha ne njerez”, ka përfunduar ai.







